Edhe sot bora ka zbardhur pothuajse të gjitha vendet në Kosovë.

Disa personave nuk po u pëlqen i ftohti dhe akulli që është krijuar, mirëpo një pjese tjetër është gëzuar për këto kushte atmosferike.

Në mesin e atyre që po u pëlqen kjo kohë, është edhe këngëtari Labinot Tahiri, përmes një video në Instagram tha se e don borën sepse i mbulon të këqijat, shkruan rtv21.tv

“Mirmengjesi të gjithëve! Sa shumë e dua borën sepse i mbulon shumë të këqija që ne nga disa, ia prishim natyren dhe ambientet Zotit e njerzve?”, ka shkruar Labi në Instagram.

Ndryshe, kujtojmë se së fundmi Labi është antarësuar në AKR.