Këngëtari Labinot Tahiri është tashmë zyrtarisht deputet në Kuvendin e Kosovës.

Ai është zgjedhur me votat e popullit si një nga deputetët e radhëve të koalicionit LDK-AKR-Alternativa.

Pas sigurimit të ulëses në Kuvendin e Kosovës, Tahiri u ka dedikuar një shkrim falënderues të gjithë popullit në Facebook.

Mbi të gjithë ai citon se është populli, ai dhe vetëm ai i cili mund të të ngritë apo të të rrënojë.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

“Tani zyrtarisht, deputet në Parlamentin e Kosovës
Fillova nga aty ku u rrita- nga lagjeja Sherret-Ferizaj.
Të dashur qytetarë, të gjithë ata që u tallën dikur me mua, sot e kanë mundesinë ta kuptojnë se POPULLI është ai që të ngrit dhe të rrënon.
Populli është ai që të vlerson dhe të shpërblenë.
Sot tani jam zyrtarisht DEPUTET, nē Parlamentin e Republikës së KOSOVËS.
Ju lutem; të keni durimin, besimin dhe të kuptoni gjithnje se unë gjykoj drejtë dhe do të punojë drejt.
Do ta ngriti zërin tim pa dallim se nga cili qytet jam, sepse këtu është Kosovë dhe duhet njejtê të punojmê për qytetet tona dhe qytetarët tane.
Faleminderit Votuesve!
Faleminderit Partisë sime AKR-së dhe Koalicionit që kemi!
Faleminderit po ashtu edhe familjes sime që më kuptuan për të vazhduar atë që dua ta bej për popullin tim.
Faleminderit Forumit Rinorë të AKR-së në Ferizaj për angazhimin maximal, dhe të gjithë partise sonë në tërë territorin e Kosovës dhe miqeve tanë.
Gjithnjë Shërbëtorë i juaji.
Labinot islam Tahiri, Ferizaj Kosove e Shqipërisë” (sic.).