Labinot Tahiri tashmë ka bërë publike kandidaturën për kryetar të Ferizajit.

 

Këngëtari do të jetë kandidat i partisë së Aleancës për Kosovën e Re dhe se pret të jetë i pari i qytetit lindor të Kosovës.

Por, Labi është hidhëruar me shumë miq që nuk e kanë uruar dhe përkrahur në këtë nismë të re në jetë.

Ai ka lënë një mesazh në llogarinë personale në Facebook teksa i akuzon për mos përkrahje duke thënë se nuk po kandidon për kryetar të qyteteve serbe.

“Më kanë thënë shumë herë, se kur të futesh në Politikë, do të humbas shumë miq! Është e vërtetë që disa prej tyre as Urime kandidimin tim nuk ma kanë uruar sikurse të kisha shpreh kandidimin tim për qytetin e Nishit apo të Novi Sadit!”, ka shkruar ndër të tjerash Labi.

Ndryshe, Labi ka ndërprerë të gjitha aktivitet muzikore deri në zgjedhje komunale, të cilat piruetet të mbahen në muajin tetor të këtij viti. 

Postimi i plotë i Labit:

 

Ma kane thënë shumë herë, se kur të futesh në Politikë, do të humbas shumë miq!

Është e vertetē që disa prej tyre as Urime kandidimin tim nuk ma kanë uruarë sikurse të kisha shpreh kandidimin tim për qytetin e Nishit apo të Novi-sadit!

Unë e vendosa kandimin tim për Ferizajin tim të cilit do tia kthej fuqinë e shpresës dhe pamjen e bukur si asnjeherë më parë.

Disa nga ata që ma kishin nevojen dhe prezencen time afër tyre, sot nuk ma uruan!!!

Ata që ma uruan u jam mirnjohes e faleminderit prej tyre!

Nuk po më behet vonë…!

Unë po vazhdoj ta luftoj të keqën sepse ajo mund të u bie një ditë edhe femijeve të mi, e jo vetem femijeve tuaj.

prandaj po luftoj me çfarë do energjie që më jepet nga Zoti dhe mendja ime e shëndoshë.

E rëndësishme është që unë marrë urata nga popullata jonë, marrë urata nga ata që nuk po kanë se si ti ngopin femijet bukë se janë pa punë, por do e kthej shpresen tek ta.

Unë e di se çdo të thot të jesh hallegji.

Jam ai njeri i cili lutem te Zoti që ky popull ta ndryshoj gjendjen e tij e pastaj edhe Zoti do jet i plotfuqishem në anën e popullit pêr ta sjellë të ardhmen më të begatshme për këtë vend ku ne jetojmê.

Një ditë, edhe ata që sot do të jenë kundershtarët e mi, ata që me kanë injoruarë, ata që qëndrimin tim dhe identitetin tim nuk e kanē berë hesap do të krenohen me mua.

Çfarë do që e kam thënë e kam realizuar kështu do të vdes nje ditë, i betuar për vendin tim

Mbi të gjitha i përkulem Zotit dhe Kombit tim të shejtë

Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

Labinot Tahiri.