Pas lajmit të liferuar në media, rreth pergatitjes për mbajtjen e protestave  nga studentët e Universiteteve shqiptare në Maqedoni, menjëherë ka reaguar UT-ja, si duket nga frika e këtyre protestave është detyruar që UT  ceremoninë e themelimit të saj ta mbaj të premten, kurse ditën e hënë e shpall ditë jo pune!!

Ky është një absurde i llojit të vet. Asnjëherë  në historikun  e UT-së, nuk ka ndodhur më parë. Si duket kjo ndodh si rezultat i frikës.

Protesta e paralajmëruar për tu mbajtur  ditën e hënë si duket nga organizatorët e protestës do të mbahet një ditë tjetër që studentët do të informohen në kohë për agjendën, ditën, vendin dhe kohën ku do të zhvillohet protesta thonë nga studentët që merren me këtë organizim si dhe nisma #dontyou20me.