Skuadra e Los Angeles Lakers e ka nisur mirë fazën e play-offit në NBA, pasi ka mposhtur në ndeshjen e parë kundërshtarët e Memphis Grizzlies.
Lakers fituan me rezultatin 112-128, në një ndeshje ku lojtari i Memphis, Jackson ishte në ditën e tij, me 31 pikë, pesë kërcime dhe katër asistime, shkruan FOL.mk

Kurse LeBron James në këtë mbrëmje realizoi 21 pikë, bëri 11 kërcime dhe pesë asistime.

Në anën tjetër, Golden State Warriors u mposhtën nga Sacramento King me rezultatin 126-123.

Fox, ishte njeriu i ndeshjes me 38 pikë, një kërcim dhe pesë asistime. Kurse Curry për Golden State realizoi 30 pikë, bëri gjashtë kërcime dhe dy asistime./FOL.mk/

Rezultatet tjera të ndeshjeve në play-off:

Cleveland Cavaliers 97-101 New York Knicks

Milwaukee Bucks 117-130 Miami Heat

Phoenxi Suns 110-115 Los Angeles Clippers

Denver Nuggets 109-80 Minnesota Timberwolves