Karim Benzema ka qenë një nga lojtarët më të shënjestruar nga kritikat e tifozëve dhe mediave dhe qëndrimi i tij te Real Madrid në verë nuk duket kaq i sigurtë.

Mësohet se agjenti i tij ka marrë në ditët e kaluara një ofertë 80 mln euro për kartonin e sulmuesit dhe një pagë faraonike por që për momentin është refuzuar.

Dëshira e Benzema është të qëndrojë endë në futbollin europian dhe për të janë interesuar Arsenal dhe Liverpool por oferta e tyre për Florentino Perez nuk kalon 40-45 mln euro.