Flokët bëhen të thinjura kur qelizat ngjyrë-prodhuese ndalojnë prodhimin e pigmentit. Në mënyrë tipike, njerëzit fillojnë të kenë flokë të thinjura gjatë të tridhjetave.

Sigurisht, flokët e thinjura mund t’i ngjyrosni me ngjyrë për t’i fshehur thinjat, por në qoftë se dëshironi të mos keni ngjyrë tjetër të flokëve por ngjyrën e vërtetë të flokëve tuaja, ne ju sugjerojmë këtë recetë me vetëm një përbërës, për të ndihmuar në fshehjen e thinjave të padëshiruara.

E gjitha çfarë ju duhet është një tenxhere lëvore të patates dhe 2 gota ujë.

Përgatitja:
Hidhni lëvoret e patateve në ujë dhe vlojini për pesë minuta. Lëreni që të ftohet. Lëngu në fillim kthehet në ngjyrë të verdhë, më pas në të zezë.

Përdorimi
Lani flokët me shampon, siç e bëni zakonisht. Hidhni përzierjen e patateve në flokët tuaja dhe pastaj mbuloni flokët me një peshqir. Mbajeni atë për disa minuta.

Shënim: Kjo përzierje do t’i bëjë flokët tuaja më të errëta!