Idejsë së Ali Ahmetit për një kryeministër shqiptar, i erdhi goditja më e madhe deri tash.

Edhe pse nga nga qarqe të caktuara brenda BDl-së, nëpërmjet mediave të kontrolluara nga kjo parti qëllimshëm u lakua dhe u sponsorizua emri Filantropit të njohur të Vendit Lazim Destani se mund të ishte kandidati për kryeministwr, kjo sot u demantua nga vetë z. Destani, i cili nëpërmjet një postimi në profilin zyrtar në fejsbuk demanton se mund të ishte kandidat i BDl-së dhe sqaron opinionion se ashtu siç ka deklaruar edhe në të kaluarën krahas biznesit do të mbetet i përkushtuar në sferën e filantropisë si dhe aktivitet e tija do të jenë në strukturat drejtuese në diasporë.

Sipas tij, angazhimi në jetën politike nuk ka qenë dhe as që do të jetë në planet dhe ambiciet e tij. Kontributi i z,, Destani do të vazhdojë të mbetet në sferën e zhvillimit ekonomik përmes sipërmarrjeve në biznes ashtu siç ka kam bërë gjatë gjithë karrierës së tij.Me këtë rast, në prag të zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të gjitha subjekteve garuese, ai u përcjell urimet e tija dhe i porosit për fushatë dinjitoze dhe zgjedhje korrekte e demokratike.

Poashtu z. Destani ka uruar që nga këto zgjedhje të dalë një qeveri që t’i shërbejë më së miri vendit dhe gjithë qytetarëve.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=3770343743001028&id=205624756139629