lebitMik i dashur!..Pas angazhimit tuaj në një ,,Këshill Opozitar”, që parimisht bie ndesh me gjithë përpjekjet e gjertanishme të punës dhe fjalës tuaj për një ndryshim cilësor dhe të barabartë të statusit të shqiptarëve të robëruar – në një shtet të papagëzuar, që ju e quani aq lehtësisht ,,maqedoni”, më duket se jeni futur në një lojë të rrezikshme, madje pak më të rrezikshme edhe nga lojërat disavjeçare të partive politike…Botërisht njihen dy statuse të kombeve që dalin nga një luftë e armatosur: Ose nënshtrohet njëra palë (në këtë rast pala humbëse, që gjithsesi janë shqiptarët), ose ndahen të barabartë dhe ndërtojnë të barabartë shtetin e tyre të përbashkët, siç është Bosnja dhe Hercegovina…Dhe kjo ndodh në rrethana të caktuara historike, kur palët ndërluftuese, për hir të interesave gjeostrategjike të fuqive të vendosjes, nuk lejon, as t’i japin fund konfliktit dhe as ta zgjidhin vet konfliktin…Në këtë rast, për shkaqe që tashmë njihen, u flijuan vetëm shqiptarët…Prandaj, pretendimi juaj për të krijuar një ,,opozitë politike” në një shtet nacionalist dhe armiqësor kundrejt shqiptarëve, ku janë ndarë ,,trofetë e luftës”, ku është vendosur një flamur në të gjitha institucionet e shtetit, ku flitet vetëm një gjuhë zyrtare në të gjitha institucionet e shtetit, ku ushtron dhunë, ku vret dhe kurdis vrasje vetëm një polici sllave në të gjitha institucionet e shtetit, ku shpërngulen në masë shqiptarët nga vet këto institucione të shtetit, nuk është e mençur asnjë ide që mund të shohë ëndrra bashkëjetese…Shqiptarëve u duhet një ,,Këshill Kombëtar”, që të informojë popullin së pari për gjendjen e rëndë dhe të paperspektivë në asnjë variant bashkëjetese me sllavët ,,fitimtarë”, dhe t’u drejtohet faktorëve të jashtëm me një ,,Plan Operativ” që do fillojë të zbatojë në teren ,,Këshilli Kombëtar”, në qoftë se edhe më tej vazhdohet zhbërja e shqiptarëve përmes lojërave politike…Përpjekjet tjera, sado të sinqerta qofshin, do ta dëmtojnë edhe më shumë kauzën tonë kombëtare…

Miqësisht: Lebit Murtishi