Pasi Gjykata Supreme miratoi vendimin për lirimin e të arrestuarve të rastit “Monstra” në opinion ka pasur reagime të llojeve të ndryshme. Deputetët, Partitë politike kanë shprehur qëndrimet e veta lidhur me lirinë e të pandehurve.

Një reagime interesante është bërë nga ana e Vigjilent Lekës, i cili në një mënyrë ka falënderuar BDI-në që sipas tij çuditërisht nuk doli kundër lirimit të të arrestuarve gjatë kohës që këta të fundit ndanin kolaçin qeveritar me VMRO-në e Gruevskit.

Ja reagimi i plotë i Lekës:

“E falënderojmë BDI-në që nuk doli kundër vendimit për lirimin e të burgosurve të Monstrës. Ky është kontributi i tyre!”, ka shkruar Leka

Kujtojmë arrestimi i pjestarëve që sot Gjykata i liroi ka ndodhur gjatë kohës kur BDI ka qenë në Qeveri së bashku me VMRO-në, dhe ministrja e Punëve të Brendshme aso kohe, Gordana Jankullovska të arrestuarit i kishte quajtur, “Terrorist dhe ekstremist”