Minerali i kaliumit është mjaft i domosdoshëm në organizëm. Ai ndihmon për forcën e muskujve, funksionimin e nervave dhe një sistem të shëndoshë të qarkullimit të gjakut.

Kaliumi gjendet me shumicë në shumë ushqime që janë të shijshme siç është pjepri, avokado, banania dhe fasulet e bardha.

Përse ndodh kjo? Sa më shumë kripë të konsumoni në ditë, aq më shumë kalium humbet trupi.

Shenjat e pamjaftueshmërisë së kaliumit shpesh kalojnë pa u vënë re, por nëse i përjetoni këto shenja, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun dhe të bëni analizat për të parë nivelet e kaliumit.

Ndiheni vazhdimisht të plogësht

Keni tension të lartë të gjakut

Konsumoni ushqime të përpunuara dhe të shpejta

Keni muskuj të dobët

Keni rrahje të çrregullta të zemrës

Ju merren mendtë ose ju bie të fikët

Vuani nga konstipacioni (ngadalësimi i të gjitha funksioneve të trupit dhe sistemi tretës).