Derisa zyrtarët e qytetit çdo ditë promovojnë dhe paralajmërojnë rekonstruime të rrugëve, ditëve incizuan edhe video incizim në të cilin i promovuan bukuritë e Shkupit, profesionistët shpesh dalin me reagime nëpërmjet të cilave i zbulojnë lëshimet të cilat nuk do të duhet të ekzistonin në kryeqytet. Plamen Gavrovski inxhinier i pensionuar trafiku thotë se rrugët e Shkupit kanë shumë lëshime të cilat mund të rezultojnë më probleme, veçanërisht kur një numër i madh i vizitorëve të vijnë në Shkup, siç pritet të ndodhë në fillim të muajit gusht, kur do të zhvillohet Super Kupi i UEFA-s.

Gavrovski thotë se turistët do të kenë probleme në bulevardin Kliment Ohridski, Udhëkryqin 11 tetori dhe bulevardin Koco Racin, të cilat janë vetëm një pjesë e rrugëve të cilat kanë infrastrukturë jo të mirë, sinjalizim të keq horizontal dhe mungesë të vijave rrëfyese rrugore.

“Nëse qyteti i Shkupit mendon se vetëm me 4-5 ulëse të cilat i ka rregulluar ose që i ka shënuar përeth gjatësisë së tribunës  veriore dhe kositja e barit rreth parkut, nëse mendon se me këto është përgatitur që ti presë këta turistë atëherë i lumtë, le ti presë”, tha Plamen Gavroski, inxhinier trafiku.

Derisa zyrtarët mundohet që ta përmirësojnë pjesën periferike, kështu duket tani keji në qendër të qytetit.

“Në pjesën e zonës së këmbësorëve nëse kalojnë përreth kejit të Vardarit do të përballen me disa lëshime komunale, në vetë lumin Vardar në të cilin mund të gjenden një numër i madh i mbeturinave, tek anijet ose tek pjesët ku janë të vendosur shtyllat e betonit”, tha Gavroski.

Kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski dhe ai i Aerodromit, Ivica Konevski sotë paralajmëruan rekonstruimin e rrugëve Todor Qangov dhe Gjorgji Krapcev, dhe disa pjesë të bulevarit “Ekspedita e shkurtit”.

“Qyteti i Shkupit do të ndajë gjysmën e të hollave për rekonstruimin e kësaj rruge, është sjellur vendim në këshill, është nënshkruar marrëveshje mes komunave dhe besoj se kjo është një mundësi e mirë që të përmirësohen kushtet për banorët e kësaj zone”, u shpreh Trajanovski.

Me rastin e ndeshjes futbollistike mes Real Madridit dhe Mancester Junajtedit më 8 gusht në Shkup pritet të udhëtojnë mijëra tifoz të huaj futbollistik por edhe shumë tifoz nga vendet e tjera të Maqedonisë.