Igor Spasov, i cili është i dënuar me 14 vjet burg për vrasjen e Martin Neshkovskit, prej sot kërkohet me fletarrest në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Zëdhënësja dhe gjykatëse në Gjykatën Themelore të Shtipit Julijana Netkova, për AIM tha se kompetentët e MPB dhe SPB Shtip i kanë informuar se Spasov prej të premten nuk është gjetur në rajonin e Shtipit.

“Igor Spasov nuk është gjetur dhe është i pakapshëm për organet e rendit. SPB Shtip e ka njoftuar gjykatën se ai është i pakapshëm dhe në arrati, ndërsa gjykata menjëherë ka dhënë pajtim për lëshimin e fletarrestit për gjetjen e tij në territorin e Maqedonisë së Veriut”, tha Netkova.

Ajo shtoi se nëse organet e rendit nëse nuk e gjejnë atë në territorin e shtetit, gjykata do të jep pajtueshmëri për fletarrest ndërkombëtar.