Besim Aliu ka dërgual letër të hapur deri tek Edi Ramës, Hashim Thaçit dhe Ali Ametit

Ushtarët e UÇK-së kan mbetur pa dy këmbët, pa njërën këmbë, pa veshkë, pa sy, pa duar…
EDI RAMA blloko anëtarësimin e Maqedonis në NATO (e keni këtë mundësi për shumë arsye)
HASHIM THAÇI 100% taksa për produktet e Maqedonis të cilat futen në Kosovë
ALI AMETI mos voto asnjë ndryshim të kushtetutës së Maqedonis pa u zgjidhur statusi i Invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së dhe pa u zgjidhur çështja shqiptare ku shqiptarët duhet të jen si shtetëformues.
Shqiptarët e Maqedonisë kan hapur të pame me rastin e vdekjes së Gazetarëve, Intelektualëve dhe Politikanëve…
Në Maqedoni ende nuk është zgjidhur statusi i invalidëve dhe veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Është bërë një shkelje flagrante e qytetarëve shqiptar të Maqedonisë që kanë luftuar për të drejtat e veta dhe duhet që të ketë një ligjë që të zgjidhet statusi i tyre dhe jo të zgjidhet vetëm statusi i paramilitarëve sllavomaqedon…
Partit politike shqiptare në Maqedoni nuk kanë bërë asgjë për integrimin dhe socializimin e veteranëve dhe invalidëve të luftës së UÇK-së, ku falë kësaj kategorie ata politikanët po i shfytëzojnë të mirat e fituara nga gjaku i invalidëve…
Është urgjente, e nevojshme dhe e domosdoshme që të zgjidhet statusi i invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, sepse këta invalidë, luftëtarë, këta ushtarë kanë përjetuar gjithçka në luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare…
Ushtarët kan mbetur pa dy këmbët, pa njërën këmbë, pa veshkë, pa sy, pa duar, dhe me ta është dashur të merren partit politike shqiptare të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë.
Është dashur të trajnohen për jetë, pasi këta persona janë ata që kanë dhënë më së shumti, pas dëshmorëve.
Invalidët e UÇK-së edhe pas 17 vjetëve i përjetojnë pasojat e përjetimeve të skenave të tmerrshme të luftës, thuhet se pasojat fillojnë pas dhjetë apo pesëmbëdhjetë vjetëve nga përfundimi i luftës dhe tash kanë filluar të vërehen këto pasoja te Invalidët e UÇK-së…
Urgjentisht duhet partit politike, organizatat joqeveritare dhe gazetarët të punojnë për socializimin e këtyre personave, të cilët kanë përjetuar gjithçka në luftën e Ushtris Çlirimtare Kombëtare…