Drejtuar:
Zv/ndihmës sekretarja amerikane e shtetit për Europë dhe Euroazi,
Znj. Victoria NULAND,
Ambasadorit, E.T Johannes HAINDL,
Ambasadorit të SHBA-së E.T Jass L. BAILEY
Ambasadorit të BE-së E.T Aivo ORAV,

LETËR E HAPUR

Ne, Lëvizja për Reforma PDSH, me vëmendje të veçantë kemi ndjekur tentimet për ri-fillimin e negociatave për zgjidhjen e krizës politike në vend. Fatkeqësisht vërejmë që humbet kohë e cmueshme për të zbatuar reformat e nevojshme, derisa një kohë të gjatë opinioni është dëshmitar që tek pjesa më e madhe e partive politike pjesëmarrëse në negociata, mungon vullneti për gjetjen e zgjidhjes për daljen e vendit nga kriza.

Lëvizja për reforma PDSH konsideron se procesi zgjedhor me gjasë të madhe sërish do të manipulohet dhe nuk do të jetë kredibil nëse nuk ndodhin ndryshime esenciale në disa segmente të rëndësishme, ku nevoitet në mënyrë imediate të ndërhyjet dhe të riformatohet “makineria egzistuese që ka egzekutuar falsifikimin zgjedhor të disa cikleve zgjedhore të kaluara”.
Konkretisht, problemi kryesor që rrënon legjitimitetin dhe besueshmërinë e procesit zgjedhor ka të bëjë me pastrimin e listës zgjedhore. Rikujtojmë që KSHZ miratoi me konsensuz të plotë të 9 anëtarëve të saj, metodologjinë për gërshetimin e informacioneve të 13 institucioneve qendrore dhe lokale. Rikujtojmë që KSHZ më 20 Mars 2016, poashtu me konsensuz të plotë miraton raportin e grupit të ekspertëve të IT-së që realizoi gërshetimin e informacioneve, duke konstatuar që 330.588 janë votues të dyshimt. Por asesi nuk mund të pranojmë që nga këto 330.588 votuesve të dyshimt, që kanë adresë të rrejshme, që nuk kanë pronë dhe nuk paguajnë taska dhe nuk janë të rregjistruar në regjistrin qëndror, por kanë vetëm dokumentacion identifikimi të falsifikuar nga ish-krerët e MPB-së që të lihen në harresë, ndërsa të bëhet problematike vetëm cështja e diasporës. Kërkojmë që të ktheni procesin atje ku e braktisët. Maqedonia ka më tepër se një çerek milioni votues të rrejshëm nëpërmjet të cilëve falsifikohet legjitimiteti i elektoratit, ndërsa çështja e diasporës nuk duhet aspak të ngritet si çështje, përshkak se ata kanë adresë banimi dhe posedojnë pronë, paguajnë rregullisht taksat dhe tatimet e tjera, kanë dokumentacion identifikimi, certificate lindjeje dhe shtetësie, ndërsa vetëm përkohësisht ndodhen me punë jashtë vendit. Kjo çështje është e ngritur artificialisht nga treshja destruktive VMRO-BDI-PDSH me qëllim, sabotimin e procesit duke zhvendosur vëmendjen tek diaspora dhe jo tek 330.588 votusve të rrejshëm të cilat i detektoi grupi ndërkombëtar i ekspertëve të IT-së.
Pika tjetër, që është shumë e rëndësishme për të organizuar një process zgjedhor fer, demokratik, kredibil dhe të pranueshëm për të gjitha palët është edhe ri-formatimi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Komisioneve Komunale Zgjedhore (KKZ) dhe Komisioneve Vendore Zgjedhore (KVZ), përshkak se tek të njëjtat, ka të pranishëm militant partiak, që kanë zbatuar urdhëra të shefave partiak dhe kanë realizuar falsifikimin zgjedhor, gjatë 5-6 cikleve të fundit zgjedhore. Është e papranueshme që përbërjet e njëjta të KSHZ, KKZ dhe KVZ të jenë edhe mëtej të pjesëmarrës në procesin e ardhëshëm zgjedhor.
Nëse së shpejti, nuk do të demostrohet vullnet për zhvillimin e negociatave të mirëfillta për daljen e vendit nga kriza, atëherë LR-PDSH propozon formimin e Qeverisë së ekspertëve si rrugë e vetme për imlementimin e reformave reale, shumë të nevojshme për organizimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike në vend. Në të kundërt, do të pësojnë qytetarët, të cilët një kohë të gjatë mbahen peng të politikës dhe do të ballafaqohen me sanksionet e BE-së, të cilët për fat të keq të tyre duhet të ju drejtohen politikanëve të inkriminuar në krim, korrupsion etj dhe jo qytetarëve të ndershëm.

Lëvizja për reforma PDSH
08/07/2016