Të nxitur nga disa abuzime politike të fëmijëve të tyre të cilët mësojnë në gjimnazin “Nikolla Karev”, prindërit e tyre, publikut dhe institucioneve në Maqedoni po ju drejtohen me një letër të hapur, të cilën thonë se do ta dorëzojnë edhe tek Komiteti i Helsinkit pët të drejtat e njeriut.

Në letrën e hapur nga prindërit, ata akuzojnë drejtoreshën e shkollës së mesme dhe Koce Trajanovskin për keqpërdorime të fëmijëve të tyre në fushata parazgjedhore. Ata thonë se i kanë mashtruar fëmijët e tyre duke ju kërkuar para për ekskurzione për që ato mjete i kanë shfrytëzuar për qëllime politike.

Prindërit në këtë letër thonë se edhe gjatë zgjedhjeve të kaluar janë keqpërdorur fëmijët e tyre, por këtë vit ka arritu kulminacioni dhe kanë reaguar./Telegrafi/