rsz_qenanShkruan: Qenan Aliu 

Miq të dashur, Letra e Johanes Han është anakronike. Sugjerohet të rinisen negociatat mes subjekteve politike protagonste të Marëveshjes së Përzhinos.Të gjendet kompromis për regullimin e mediave dhe se zgjedhjet të jenë gjithpërfshirëse. Letër shumë e vonuar bile në kohë me rrethan thuaja se krejtësishtë të tjera. Si mund të aludohet në rregullimin e mediumeve kur nuk ka mbetur kohë edhe pak ditë sipas kalendarit zgjedhorë janë afatet e aplikimeve dhe fillim i fushatës. Ndërsa e gjithë opozita në vendë janë me qëndrim politik të prerë se nuk do të marin pjesë në këto zgjedhje sepse nuk janë të plotësuara kushtet. Madje edhe BDI dhe PDSH ,nuk janë të sigurtë për pjesmarje në garë. Ajo që z. Johanes Han e bën kontraverz është fakti se si mundë të insistohet në këtë momentum politik për gjërat që thekson në letër, kurë Marëveshja e Pëzzhinos veç më është e minuar përmes vendimit për abolicion nga ana e presidentit Ivanov. Si mund të mendoj ky diplomat akoma për ligjin për rregullimin e mediumeve dhe për zgjedhje gjthpërfshirëse kur vendimi i abpolicionit marëveshtjen e shkatroi duke i bërë një krater të thellë politik e juridik me të cilën u pamundsua puna e Prokurorisë Speciale e parashikuar me ligjin përkatës. Akoma mbajë skepticizmin për sinqeritetin dhe ,,vlerat europiane,,që me anakronizmin e skajshëm z. Han përpiqet ti vendos lidhur me këtë marëveshje të Përzhinos. E cila sipas mendimit tim jo për shkak të Komisionit Evropian si organizëm por për shkak të josinqeritetit dhe kapacitetit jo të mjaftueshëm diplomatik të z. Han u bë që në një farë mënyre të stërzgjatet implementimi i saj për shkak të opstrukcioneve të pushtetit madje në fund edhe të minohet juridikisht dhe politikisht. Elekuenca diplomatike e z. Han , në momentet dramatike për këtë shoqëri , mbetet për tu analizuar.Prandaj nuk përjashtohet mundësia që edhe formati i ndërmjetsuesve europian të rikomponohet me përbërje tjetër.