Makina që pritet të dalë në shitje më vonë gjatë këtij viti, ka eksterier me ngjyrë të zezë me rrotat 20-inç RS Spyder.

E veçanta e këtij modeli vjen me pajisjet standarde siç janë pasqyrat kundër reflektimit të dritës dhe sistemin e asistimit në parking. Interieri nuk ka shumë ndryshime, por përfshinë ulëset sportive me lëkurë Alcantara.

Drejtuesit gjithashtu do të gjejnë sistemin Porsche Communication Managment dhe sistemin e zërit “Bose”. Në Evropë, Cayenne Platinum Edition do të ofrohet me motorin 262 kuaj fuqi 3.0-litra V6 disel dhe motorin plug-in hibrid që përbëhet nga 3.0-litra V6 turbocharged dhe një motor elektrik, transmeton noa.al.

Cayenne Diesel Platinum Edition në tregun evropian do të kushtojë 74, 352 euro, ndërsa në Amerikë çmimet fillojnë nga 65 mijë dollarë.