Vendet e zbrazta në disa vende të Qeverisë, përfshi edhe Ministrinë e Drejtësisë, do të mbeten të tilla deri në përfundimin e bisedimeve për zgjerimin e koalicionit qeverisës. Fadil Zebdeli nga Lëvizja Besa tha se partia e tij mund të bëhet pjesë e qeverisë nëse arrihet marrëveshje që do të ishte e pranueshme edhe për partinë edhe për kryeministrin.

“Lëvizja Besa, është deklaruar se është e interesuar për të kontribuar. Dhe nëse do të kishte bisedime dhe negociata me kryeministrin, dhe nëse vihet në një marrëveshje të pranueshme për L.Besa, dhe për kryeministrin, mund të bëhemi pjesë e shumicës parlamentare, unë kam pasur kontakte me kryeministrin dhe pres pas festave të pashkëve do të ketë kontakte më intensive”, tha Fadil Zendeli, deputet i Lëvizjes Besa./Zhurnal/