Dokumenti i përgatitur nga VMRO-DPMNE për Mocionin e besimit ndaj Qeverisë pritet të dorëzohet në Kuvend gjatë ditës së shtunë, ndërsa sipas rregullores së Kuvendit, kryeparlamentari duhet menjëherë të thërras seancë, e cila duhet të mbahet ditën e tretë duke llogaritur nga momenti i dorëzimit.
Interpelanca do t’u hapë rrugën deputetëtve të VMRO-DPMNE-së të kthehen në Kuvend, i cili tashmë disa muaj është bojkotuar.
“Është sjell vendimi edhe në Komitetin Qendrorë edhe në atë ekzekutiv për kthimin e deputetëve të VMRO-DPMNE-së në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë me dorëzimin e iniciativës për votimin e mosbesimit të Qeverisë. VMRO-DPMNE-ja do i mbështesë të gjitha ligjet sidomos ata reformuese të cilat kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve të RM-së. Unë nuk jam pjesë e grupit për bisedime me LSDM-në, por besojë se gjitha ata ligje që janë në interes të qytetarëve do të mbështeten”, deklaroi Dragan Danev, deputet i VMRO DPMNE.
Me rikthimin në Kuvend të opozitës, pritet të bëhet votimi i shumë ligjeve reformuese, të cilat deri më tani kanë mbetur peng, sepse shumica parlamentare nuk ka dy të tretat e votave.
VMRO-DDPMNE duhet të sigurojë 61 vota për të votuar mosbesimin. Debati për interpelancën duhet të zgjasë më së shumti 1 ditë dhe i njëjti të votohet para mesnate.
Kryeministri Zoran Zaev iniciativën për votëbesimin e qeverisë e komentoi si të drejtë të garantuar me ligj, por potencoi gjithashtu nevojën për votimin e ligjeve reformuese para publikimit të Raportit Evropian./Almakos