Lëvizja Besa ka vendosur që garën në komunën e Kumanovës ta bëj me Driton Sulejmanin i cili është anëtarë i kryesisë qendrore të kësaj partie.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Sulejmani përmes një postimi në facebook ku shkruan:
Të dashur familjarë, miq, dashamirë dhe bashkudhëtarë. Dua që ta ndaj me ju lajmin se kam pranuar kandidaturën për kryetarë komune të qytetit të Kumanovës nën siglën e Lëvizjes Besa. Duke patur parasysh anashkalimet, nëpërkëmbjet, padrejtësitë që u janë bërë Kumanovës dhe kumanovarëve, duke patur parasysh tendencën e partive sllavo-maqedone që ti getoizojnë shqiptarët e Kumanovës, ta keqpërdorin votën e tyre për ti realizuar interesat e tyre partiake për ardhje në pushtet, vendosa që ta pranoj kandidaturën për një qëllim të vetëm: BASHKIMIN E VOTËS SHQIPTARE KUMANOVARE dhe shëndrrimin e këtyre votave në projekte reale, arsim më të mirë, zgjidhje të problemeve dhe mirëqenie për të gjithë. Dua njëkohësisht të shpreh faleminderim te të gjitha strukturat e Lëvizjes Besa në degën e Kumanovës dhe te kryesia qendrore për besimin dhe përkrahjen e dhënë për këtë sfidë që padyshim do ta barti me krenari dhe përgjegjësi. Me përkrahjen e juaj sidomos të Kumanovarëve jam i sigurt që do ja dalim me sukses për një Kumanovë më të mirë dhe një të ardhme më të sigurtë.
Zoti i bekoft shqiptarët