13652294_10209216637110323_176890962_n

Tashmë nuk është lajm se qytetarët e Tetovës janë viktima dhe dëshmitarë të gjallë të helmimit të tyre. Sikur të mos mjaftonte helmimimi që e shkakton helmuesi “Jugohrom”, dje rreth orës 15.00 në deponinë e qytetit është bërë edhe një djegie e madhe e mbeturinave, pasojat e së cilës i ndjejnë drejtpërsëdrejti qytetarët e këtij qyteti. Madje, pakujdesia ka shkuar aq larg, sa djegia është bërë shume afër shtyllës së largpërçuesit elektrik, me çka është rritur edhe rreziku për pasojat të tjera të shumëfishta.

Për këtë arsye i bëjmë thirrje kryetares se Komunës së Tetovës, e cila gjen kohë për programe kulturoro-artistike, që të mos sillet sikur është kryetare e Stokholmit, por ta kuptojë se spitali i Tetovës është i stërmbushur me pacientë e fëmijë që vuajnë nga sëmundje respiratore e infektive, që vijnë si pasojë e ndotjes së ajrit, deponive të egra – që tash edhe digjen – si dhe mungesës së ujit.

Departamenti i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Lëvizjes BESA disa herë radhazi ka reaguar rreth kësaj çështje, ndërsa me këtë rast duam të ngremë alarmin se është koha e fundit që të merren masa urgjente për zgjidhjen e këtyre problemeve të tetovarëve.
Po ashtu i bëjmë thirrje dhe ministrit të Ekologjisë që të mos e luajë naivisht rolin e zëdhënësit dhe avokatit të çiftit VMRO-BDI, por të mbledhë fuqi dhe të dalë një herë në mbrojtje të qytetarëve.

Ndërkaq Lëvizja BESA premton se ardhja e saj në pushtet nënkupton edhe përfundim të këtyre vuajtjeve për qytetarët e Tetovës

Shkup, 10.07.2016                                          Departamenti i Mjedisit

                                                                              dhe Planifikimit Hapësinor

                                                                              Lëvizjes BESA

Të ngjajshme