“Të nderuar besimtarë myslimanë,
Më lejoni që në emër të Lëvizjes BESA dhe në emrin tim t’jua uroj festën e madhe të Fitër Bajramit, duke uruar që kjo festë të kalojë në paqe, dashuri e harmoni familjare.

Muaji i Ramazanit është një a’raf (purgator) që besimtarët myslimanë e kalojnë me agjërim, përkushtim e devocion, për të dalë në ditën e Bajramit ballëndritur dhe zemërbardhë njësoj si në ditën kur besimtarët do ta kalojnë Urën me librin në krahun e djathtë. Përveç kësaj, Ramazani është universiteti ku jepen leksione për paqen, dashurinë, mirëqenien dhe tolerancën. Agjëruesit janë njerëzit më të përshpirtshëm, të cilët e ushqejnë me dashuri gjithë njerëzimin dhe, madje, edhe mjedisin. Në këtë kontekst, edhe në rrethanat tona, bashkëjetesa, respekti i ndërsjellë dhe dialogu janë vlera që – pos tjerash – i prodhon ky muaj i madhë.

Duke e perceptuar kështu muajin e Ramazanit, jemi të bindur se festa e Bajramit tashmë është katarza e shpërthimit shpirtëror që e sjellin agjëruesit me dashuri për njeriun dhe për natyrën, në përgjithësi.

Urojmë që ky Bajram të kalojë në mirëqenie, paqe, dashuri e lumturi në secilën familje”, – Afrim Gashi, kryetar i Lëvizjes BESA.