Pas ngjarjeve që ndodhën në Lëvizjen Besa , thuajse të gjitha degët e kësaj partie kanë dalur hapur në mbështetje të kryetarit Bilall Kasami. Mbështetja e fundit vjen nga Dega e kësaj partie nga Komuna e Vrapçishtit.
Në vazhdim komunikata e plotë :
” Pas gjithë këtyre ndodhive në Lëvizjen Besa, deklarojmë se ne strukturat e Lëvizjes Besa – dega Vrapçisht, i japim mbështetje të fuqishme kryetarit Bilall Kasami ndaj puçit të kryer nga një pjesë e këshillit të Lëvizjes Besa, si dhe sulmeve dhe shpifjeve të ulta të cilat janë kryer ndaj kryetarit nga individ të caktuar në Besë. Ftojmë të gjithë aktivistët dhe strukturat që të jenë në mbështetje të kryetarit deri në stabilizimin e situatës së krijuar këtë javë”.

Lëvizja Besa – dega Vrapçisht
08.01.2018