Komunikatë

Pas dështimit të mbrëmshëm të bisedimeve katërpalëshe, me ndërmjetësim të komesarit të BE-së Johanes Han, Lëvizja BESA edhe një herë konstaton se këta politikanë më shumë kujdesen për të ardhmen e tyre personale sesa për të ardhmen e vendit.

Mbrëmë edhe një herë u dëshmua se partitë në pushtet nuk duan që Maqedonia të demokratizohet, të krijohen kushte për zgjedhje të drejta dhe të lira, por me çdo kusht duan t’i riciklojnë proceset e kaluara zgjedhore, në të cilat ata kanë manipuluar si mos më keq. Në vend që deri tash të fokusoheshin në implementimin e detyrimeve që dilnin nga ajo marrëveshje dhe tash të shpalleshin zgjedhjet, ato gjatë gjithë kohës punuan që asnjë nga pikat e marrëveshjes të mos implementohet plotësisht dhe ato të imponojnë zgjedhje sipas dëshirave të tyre, që nënkuptojnë edhe një palë zgjedhje të manipuluara.

Për BESËN nuk është e rëndësishme se në çfarë date mbahen zgjedhjet, sepse ne jemi të gatshëm që nesër të ballafaqohemi, por e rëndësishme është se a është implementuar Marrëveshja. Në kushtet kur nuk zbatohet Marrëveshja, as që do të duhej të flitet për datën e mbajtjes së zgjedhjeve. Pa realizimin e detyrimeve që burojnë nga Marrëveshja e Përzhinës është njësoj sikur të shkojmë në zgjedhje që t’ia arsyetojmë manipulimin zgjedhor këtij pushteti. Prandaj, BESA kërkon nga palët pjesëmarrëse në këto bisedime që, në vend se të merren me datën e zgjedhjeve, të merren me implementimin e plotë të Marrëveshjes, sepse caktimi i datës së zgjedhjeve ka kuptim vetëm pasi që të realizohet plotësisht ajobesa-620x330