Dy funksionarët e lartë të BDI-së Hazbi Lika dhe Fatmir Dehari, kanë filluar përpjekje të reja për të bindur bashkëpartiakët e tyre për shkëputje sa më të shpejtë të bashkëpunimit mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së, njoftojnë për Lajm burime partiake në këtë parti.

Sipas tyre, Lika e Dehari kanë përkrahje të anëtarësisë së gjerë, mirëpo udhëheqëisia e ngushtë partiake tani për tani është duke injoruar këto kërkesa, duke vazhduar besnikërinë ndaj VMRO-së.

Për shkak të këmbëngulësisë që të dilet nga qeveria, disa funksionarë të BDIsë të afërta me VMRO-DPMNE-në, kanë acaruar raportet me Likën dhe Deharin, njoftojnë për Lajm burime të larta partiake.(lajmpress)

Lika-Dehari-620x330