Gëzuar Vitin e Ri!

Lëvizja VETËVENDOSJE! ua uron Vitin e Ri të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve.

Qoftë ky vit i mbarë e i begatshëm për shoqërinë e kombin tonë, dhe lumturia qoftë pranë familjeve e individëve.

Në vitin 2016 shpresojmë të kemi pranë njëri-tjetrin, e të jemi sa më të bashkuar në përpjekje tonë për zhvillim e mirëqenie, për drejtësi e demokraci.

Në këto festa varfëria, pabarazia e padrejtësitë bëhen edhe më të dukshme. Sigurisht që të gjithë urojmë për rregullimin e këtyre problemeve, por nuk duhet të harrojmë se pa angazhimin e pa solidaritetin e të gjithëve, urimet mbeten të zbrazëta.

Gëzuar Vitin e Ri!

31 dhjetor 2015
Lëvizja VETËVENDOSJE!

urimi