asambJanë hapur në Shkup zyrat koordinuese të Asablesë së femrës, ku përurimin e tyre e bëri edhe kryetari i Lëvizjes për Reforma – PDSH Ziadin Sela dhe kryetarja e Asamblesë së Femrës Arta Toçi.

Zyrat hapen me iniciativë të kryesisë qendrore të Asamblesë së Femrës në LR-PDSH, në përkujdesin e  Prof. Dr. Arlinda Memetaj, njëherit anëtare e kryesisë së ngushtë të Asamblesë. Këto ambiente do të shërbejnë për koordinimin e aktiviteteve të Asamblesë së Femrës në qytetin e Shkupit dhe në qytete të tjera. Zyrat gjenden në qendër të Shkupit, respektivisht me adresë ne rrugën e ilindenit nr 48/2-1.

Siç dihet, ditë më parë në Tetovë është mbajtur edhe Asambleja e parë e femrës në LR-PDSH ku u zgjodh kryetarja Arta Toçi, udhëheqësia e ngushtë dhe gjithë formacioni tjetër strukturor. Kjo Asamble përmbush pjesën organizative të Lëvizjes, ndërkaq Asambleja do të organizojë aktivitete të ndryshme me qëllim rritjen e përfaqësimit kualitativ të femrës edhe në politikë.