Pas aksionit të sotëm të Prokurores speciale publike në Regjistrin Qendror, sipas burimeve të të punësuarve, të cilët kanë insistuar në annimitet, sot pasdite rreth orës 17.00 ka filluar (sipas pohimeve të punësuarve), aksioni i presionit, me qëllim që nesër shumica e tyre të mos paraqiten në punë. Burimet e portalit ‘libertas.mk’, thonë se nëpunësat nga të cilët Prokurorja speciale ka kërkuar dokumente janë friguar, sidomos pas presionit i cili atyre ju është bërë pasdite.

Që të mos bëhet puna shumë e dyshimtë, më shumë prej nëpunësve i është sugjeruar të mos vijnë në punë dhe jo vetëm atyre që kanë të bëjnë me firmat për të cilat kërkohen dokumentet.
Sonte, sic njoftuan mediat, policia është duke e ruajtur hyrjen e Regjistrit qendror, kurse kundër-aksionin e kanë drejtuar njerëzit e Departamentit te krimit të roganizua nga Prokuroria e Shkupit