Akuzave të ashpra në adresë të partive të reja nga  ana Kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçit , në emisionin   ZIG ZAG  në TV ART ku, ndër të tjera   akuzoi subjektet e   reja politike, se janë dorë e zgjatur e “shërbimeve”  maqedone, dhe se janë të krijuara  po nga  këto shërbime me të vetmin qëllim që të dëmtojn PDSH-në.

 Edhe pse deri tani nuk ka patur  reagime  zyrtare nga  e partive të reja politike,por nuk kanë munguar reagimet e  shumta nga eksponent të këtyre partive  në rrjetet sociale, Një  ndër ata që ka shprehur regimin e tij në lidhje me deklararatën e z Thaçi është edhe Profesori Universitar Remzi Mehmedi, njëherit edhe Kryetar Dege në  Kërçove  I Lëvizjes për Reforma që udhëhiqet nga Ziadin Sela.

Në reagimin e tij z Mehmedi, ia bën me dije z. Thaçi se Lëvizja për Reforma bashkë më Aleancën për Shqiptarët  nuk është as e madhe , as e vogël por ajo është e Shqiptarëve,kurse për ata  që llogarisin veten për ” të Mëdhenjë” dhe akuzojnë për ” të vegjël” dhe se të vegjlit i nxjerrë pushteti maqedon është hesape që duhet pastruar midis atyre që organizimin politik e masin për nga forma dhe nga madhësia dhe jo nga përmbajtja, koncepti dhe veprimi .

Në vazhdim  reagimi i plotë i z. Remzi Mehmedi:

Aleanca Për Shqiptarët nuk është as e madhe as e vogel sepse ajo është e shqiptarve dhe për shqiptarët, aq sa ju duhet dhe ky ngelet barometer i vetëm për këtë organizim që është i pari i këtij lloji për shqiptarët e këtij vendi. Te tjerët që llogarisin veten për ” të Mëdhenjë” dhe akuzojnë për ” të vegjël” dhe se të vegjlit i nxjerrë pushteti maqedon është hesape që duhet pastruar midis atyre që organizimin politik e masin për nga forma dhe nga madhësia dhe jo nga përmbajtja, koncepti dhe veprimi. Megjithatë nëse të vegjlit i nxjerrë pushteti maqedon që është i vogël atëhere rrjedhimisht i bie që të ” mëdhenjët” ti ketë nxjerrë ndonjë pushtet më i madh. Kush mund të jetë ai pushtet që nxirrka “të mëdhenjë “ si puna juaj?!?!?! SHBA, Gjermania apo Shqipëria sigurisht që nuk janë dhe këtë e dëshmojnë veprimet tuaja të deritanishme, për të tjerat ngelet ju të përgjigjeni? Fundja kjo është logjika që na mëson populli kur thotë…zogu me zogun derteliu me derteliun…” Sa I përket Kërçovës, gaboheni rëndë që ato pak votues që I keni pasur ti shumëzoni me zero sepse ato votues kan qenë nën presionin e pushtetit nga njëra anë dhe nga ana tjetër kanë qenë të detyruar të kërkojnë votë për partinë, lideri I së cilës I ka pagëzuar si “torbeshë” Kërçovarët. Pse ka ndodh kjo sërish duhet dhënë përgjigje, ka qenë nga qëndrimet e pa matura tuajat apo ka qene rezultat I ndonjë marrëveshje të fshehte me partinë në pushtet që të gjeni mënyre për të lënë Kërçovën si simbolike apsolutisht e pa prekur e vetëm një subjekti politik?

menduh thaci&Remzi Mehmedirem 1