Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka kërkuar që të miratohet ligj për amnisti për të gjithë pjesëmarrësit në ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë. Ai këtë e theksoi gjatë tubimit të mbrëmshëm me rastin e shënimit të 23 tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase.

Lidhur me ngjarjet e fundit të krijuara në partinë e tij, Mickoski tha se e premtja e kaluar ishte “e premtja e zezë”, ndërsa ata deputetë që votuan kundër vendimit partiak kanë tradhëtuar partinë dhe shtetin, duke u nisur nga interesat personale.