Nga Bexhet Musliu

Drejtor i Agjencisë Zhurnal

Koha për vendime të duhura, të rënda, të drejta, por para së gjithash një vendim për të mirën e popullit. Sot sipas mendimit tim qytetarët duhet ndryshuar strategjinë e votimit. Po afrohet moment I rëndësishëm kur vendoset për fatin e komunave të tyre në katër vitet e ardhshme, prandaj duhet ndalur dhe shikuar punët e kandidatëve dhe subjekteve që qëndrojnë pas tyre. Jemi dëshmitarë që ka politikanë dhe subjekte te të cilët vërehet diskrapancë e madhe mes fjalëve që I thonë dhe punëve që I bëjnë, ose që (nuk) I kanë bërë. Ka politikanë dhe subjekte që gjatë tërë kohës flasin, janë të pranishme në medium, mirëpo nëse ndalesh dhe ia analizon punët e tyre, vërehet se nuk kanë bërë asgjë.

Pra sipas mendimit tim, këta poltikanë duhet larguar nga sekna politike. Shqiptarëve nuk u duhen politikanë patetikë e folklorikë, por politikanë pragmatikë. Politikanë që kanë bë vepra dhe kanë dëshmuar që dinë të bëjnë vepra.

Shembull ku politikanët që dinë të flasin shumë fjalë, por nuk dinë të bëjën vepra, paraqet BDI-ja. Shpeshherë në këtë parti I është dhën përparësi fomës, e jo esencës. Kjo edhe solli rezultatin e 11 dhjeotiert të vitit 2016, që ishte rezultati më i pavolitshëm në historinë e kësaj partie. Nuk po them se ky subjekt nuk duhet të egzistojë pas rënies së madhe në zgjedhjet e 11 dhjetorit, por shpresoj më në fund, lideri i kësaj partie politike, të spastrojë ata që definivisht prioritet të vetëm kanë interesat personale. Vetëm pas një spastrimi të tillë, ky subjekt politik, mund të vazhdojë të punojë për të mirën e popullit, jo vetëm për gjeneratën tonë, por edhe për gjeneratat e ardhshme.

Strategjiia e veprimit duhet të ndryshojë, të merren masa dhe vendime të rënda duke parashtruar vetës një pyetje? Pse humbëm 10 deputetë? Duhet të analizohen seriozisht shkaqet, dhe të nxirren përfundime lidhur me veprimet e mëtutjeshme.

Kuptohet se për të arritur deri te kjo nuk mjaftojnë vetëm konstatimet. Nevojiten hetime serioze brenda partisë se si disa ish-ministra u bënë milionerë brenda natës, pa treguar ndonjë sukses në postet që ushtronin. Si mundet disa funksionarë të derdhin miliona për gjëra të kota, derisa shiptarët në përgjithësi janë në gjendje të mjerueshme. Auoritetin për të inicuar këtë “operacion” brenda BDI-së e ka vetëm kryetari I saj Ali Ahmeti. Mirëpo ky është një “operacion” I domosdoshëm për të larguar me kohë këtë “mish të egër” nga partia, deri sa nuk ka metastazuar edhe më tepër.

Nga kjo situatë BDI mund të dalë fitimtare vetëm me njerëz të drejtë, të pastër, që mund ti shtyjnë proceset përpara. Përndryshe në këtë udhëkryq ku gjendeni mund të pësoni fatin e partive tjera si PPD, PDSH e të tjerave. Dallimi mes BDI se dhe subjekteve politike dallon se kjo në themelet e saj ka gjakun e dëshmorëve. Për të gjitha kriminalitetet e ndodhura z. Ahmeti tani akuzoheni ju si kryetar i kësaj partie. Prandaj bjeri të keqës, të padrejtës, që ky subjekt politik të vazhdon së funksionuari edhe pas shumë gjeneratash. Ndryshe kot ishte lufta e vitit 2001-shit Andaj atw fjalë, dhe vendim kohë më parë që e sollët dhe ia bëtë me dije opinionit publik, se JU dhe subjekti huaj do të hëtoj shume ish-funksonar, tani është koha ta bëni këtë, sa skeni pësuar edhe në zgjedhjet lokale që prej 14 komunash të BDI-së, të merrni vetëm 5.

Këtij epilogu mund t’I ikni vetëm me largimin e atyre që kanë keqperdorë pozitat. Opinioni e din se kush janë ata, kurse ju e dini edhe më mirë, prandaj largoni sa më shpejtë sepse do at keni përkrahjen edhe të anëtarësisë partiake, por edhe të qytetarëve. Vetëm nëse zbatoni këtë process BDI prap do të frymojë pozitivisht, kurse JU si lider por edhe me mision të UÇK-së, do të dilni faqebardhë.