Dy javë pas nënshkrimin të marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, një numër i madh i maqedonasve vazhdojnë të ndjekin procedurat për marrjen e pasaportës bullgare.

Nga shoqata bullgaro-maqedonase e miqësisë me seli në Ohër theksojnë se, marrëveshja në fjalë është një akt historik, e cila do të sjellë ndryshime pozitive në të dy anët.

Kjo shoqatë, maqedonasve të interesuar ju trason rrugën se si të arrijnë deri te pasaporta bullgare që ju mundëson perspektivë më të mirë në vendet evropiane.

“Të qytetarët e Ohrit deri më tani është rritur interesi. Vetëm vitin e kaluar ka pasur rreth 5000 mijë kërkesa për shtetësi bullgare. Ka shumë familje, posaqërisht të rinjë të cilët mbarojnë fakultetin këtu dhe dëshirojnë të vazhdojnë në Bullgari apo në vende tjera të BE-së” ,thotë Krste Risteski, i cili për 17 vite ndihmon shtetasit e Maqedonisë të arrijnë tek pasaporta e kërkuar.

Ai thekson se jo zyrtarisht deri më tani 100 mijë maqedonas janë pajisur me nënshtetësinë bullgare, ndërsa edhe 100 mijë janë në procedurë.