Propozim-ligji i ri për arsim të lartë sot ekskluzivisht kishin mundësi ta marrin rektorët e Universiteteve nga Maqedonia në nënshkrimin e Deklaratës për “Universitete pa korrupsion” personalisht nga ministrja e Arsimit Renata Deskoska.

Ajo në debat theksoi se propozim-ligji sot do të publikohet edhe në ENER, ndërsa me këtë edhe është vendosur në debat publik për sugjerime për përmirësimin të tij.

“Në propozim-ligjin janë paraparë më shumë mekanizma për luftë kundër korrupsionit, siç janë transparenca e sjelljes së vendimeve në universitetet, dekoncentrimi i forcës, pjesëmarrje studentëve në vendimmarrje, mekanizma për departizim të disa procedurave të cilët realizohen”, informoi Deskoska.

Është paraparë, tha ajo, edhe të zgjidhet persona i autorizuar për pranim të denoncimeve të korrupsionit tek i cili denoncimi do të bëhet në mënyrë anonime. Atë persona do ta zgjedhë Senati për periudhë prej dy vitesh dhe i njëjti do ta informojë Senatin për punën e tij.

Për politikën e derës së hapur dhe qasjes së studentëve foli Rektori i UCM-së Nikolla Jankullovski me ç’rast theksoi se Universiteti është plotësisht i kushtuar në zbatimin e kornizës ligjore duke përfshirë edhe ligjin e ri për mbrojtje të informatorëve.

“Kundër korrupsionit mund të luftojmë në mënyrë efikase vetëm atëherë kur jemi së bashku, të organizuar dhe të bashkuar”, porositi Jankullovski para profesorëve dhe rektorëve dhe theksoi se secili ka obligim t’i eliminojë dukuritë negative potenciale, por edhe të krijohen kapacitete për parandalim efikas.

Zëvendës-ambasadorja e SHBA-së në Maqedoni, Mikaela Shvajcar Blum theksoi se lufta kundër korrupsionit kërkon përkushtim nga ana e të gjithë faktorëve në shoqëri. Theksoi se nevojiten rregulla të qarta dehe procese të cilët do të promovojnë integritet, si nevojë për transparencë dhe përgjegjësi.

“Korrupsioni në universitete e minon besimin në sistemin arsimor. Si rezultat, studentët të cilët bëhen më të dëshpëruar, vendosin që ta braktisin vendin. Maqedonisë i nevojiten ata studentë, të cilët janë të mençur dhe ambiciozë, të qëndrojnë këtu dhe ta japin kontributin e tyre”, tha Blum.

Ajo i inkurajoi rektorët që të ndërmarrin hapa konkrete që të mundësohet mbrojtje e “informatorëve” të universiteteve, por edhe t’i inkurajojnë profesorët dhe gjithë administratën e universiteteve që të denoncojnë korrupsion. Sipas saj, nevojiten edhe sisteme të transparencës së financave të universiteteve, me të cilët do të vështirohej keqpërdorimi i mundur i tyre.

Deklaratën e nënshkruan rektorët e Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”, Universitetit “Nëna Terezë”, Shën “Klimenti i Ohrit”, Universiteti i Evropës Juglindore, “Goce Dellçev” dhe prorektori nga Universiteti Shtetëror në Tetovë.

Pas nënshkrimit u mbajt edhe tryezë e rrumbullakët, ndërsa profesorë nga të gjithë universitetet debatuan për atë se si universitetet ta zbatojnë Ligjin për mbrojtje të informatorëve. /Fol/