Lionel Messi fitoi dy çmimet kryesore në gala mbrëmjen e organizuar nga gazeta e madhe spanjolle Marca, me çmimin ‘Pichichi’, si golashënuesi i sezonit dhe atë të lojtarit më të mirë të sezonit në La Liga.

Ylli i Barcelonës po vazhdon me formën e tij të lart dhe marrjen e çmimeve individuale dhe ekipore. Por, egoja e tij është shumë e vogël saqë edhe në këtë rast falënderoj bashkëlojtarët e tij dhe këto çmime ia dedikon atyre.

Messi gjithashtu foli edhe për takimin e fundjavës ndaj Real Madridit në ‘El Clasicon’ e parë të sezonit 2017/18, të cilën tha se dëshiron ta fitojë shkaku i rëndësisë pasi ajo zhvillohet në Santiago Bernabeu dhe avantazhit që do t’ju jepte katalunasve.

“Unë tashmë kam disa të fituar. Para se trofeu të ishte ndryshe, më i madh dhe më i rëndësishëm”, ka thënë fillimisht Messi pas pranimit të çmimeve.

“Jam i lumtur që e fitoj përsëri dhe dua të falënderoj MARCA-n për këtë”.

“Dua ta ndaj këtë [Pichichi] dhe të falënderoj të gjithë bashkëlojtarët e mi. Është një çmim për ekipin siç thashë edhe për Këpucën e Artë”.

“Nuk është qëllimi im kryesor çmimet individuale, qëllimi janë titujt, por nëse këto çmime individuale vijnë, ato janë të mirëpritura”.

“Do të ishte shumë e rëndësishme fitorja, për rëndësinë që ka ajo, pasi është gjithnjë një lojë e veçantë”.

“Fitorja në stadiumin e Real Madridit është një avantazh i rëndësishëm edhe për kampionatin. Ende ka shumë ndeshje të mbetura, por do të ishte mirë të mbaroje vitin me një fitore dhe të kalosh një Krishtlindje të lumtur”, përfundoi ylli i Barçës.