Ligji për gjuhët do të votohet para pauzës së deputetëve për zgjedhjet lokale, kështu bëjnë të ditur shërbimet e parlamentit, transmeton Zhurnal.mk

Këtë e ka bërë të ditur edhe kryeparlamentari Xhaferi i cili ka thënë se ligji për gjuhët do të vihet në procedurë parlamentare menjëherë pas mbarimit të seancës për shkarkimin e kryeprokurorit Zvërlevski pas pushimeve dhe para zgjedhjeve lokale.