Lideri i LR- PDSH -së Ziadin Sela përmes një video në profilin e tij në facebook ju është drejtuar futbollistëve të Shkëndisë për tju dhënë inkurajimin e tij për përballjen historike të play-off për Europa Ligë që zhvillohet mes K.F Shkëndija dhe gjigantit italian A.C Milan .

z. Sela u drejtua me këto fjalë :

“Përshëndetje djema, përshëndetje Shkëndijë.
Shkëndija nuk është vetëm një klub futbolli, ju besoj që e dini për shqiptarët në Maqedoni por edhe për shqiptarët në përgjithsi Shkëndija është shpresë.
Prandaj përballja me Milanin ka simbolikën e përballjes me divat me klubet më të suksesëshme të cilat i ka pas dhe i njeh historia e futbollit.
Për ne është më tepër se futbolli është kthimi i shpresës se ne mund të marrim dhe kulbet por edhe në çdo veprimtari tjetër jetësore dhe mund të jemi më të mirë.
Ne presim që fitore nga ju edhe në Sansiro po edhe këtu në Shkup.
Besoj që nuk keni nevoj për kurajën tim sepse kurajën më të mirë dhe më të madhe ndonjëherë ndonjë klub ka marr nga tifozëria e saj sesa ballistët që i japin Shkëndijës.
Prandaj bëjeni krenar ballistët, dhurojani atyre një fitore të merituar, dhurojeni shqiptarëve shpresën në mënyrë që çdo ditë të jetojnë me këtë shpresë të cilën kaq shumë e kemi të nevojshme.
Ne presim fitore. FORCA”/fol.mk/