Pasi që presidenti, Stevo Pendarovski nuk e nënshkroi dekretin për shpalljen e Ligjit për konfirmim të statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje, nga partitë që e votuan udhëzojnë në procedurë formale-juridike me të cilën ai sërish do të shkojë në procedure kuvendore. Ndërkohë vazhduan reagimet për miratimin e ligjit me vota edhe të deputetëve nga LSDM në pushtet dhe VMRO-DPMNE opozitare.

Presidenti Stevo Pendarovski e informoi kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, se ka vendosur të mos e nënshkruaj Dekretin për shpalljen e Ligjit për konfirmimin e statusit ligjor të objekteve të ndërtuara pa leje, informojnë na kabineti presidenti. Teksti i Ligjit, sipas presidentit, është në kundërshtim me disa nga vlerat themelore të Kushtetutës, si dhe me dispozitat kushtetuese që dalin ose janë në lidhje me vlerat themelore të Kushtetutës. Shefi I shtetit konsideron se teksti I Ligjit nuk ka arsyetim shoqëror, përkatësisht nuk është në drejtim të mbrojtjes dhe promovimit të interesit publik, që, potencoi, është detyrë themelore e secilit institucion të pushtetit publik.

“Në bazë të nenit 75, paragrafi 1 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe në lidhje me nenin 38, paragrafi 2 të Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, unë ju informoj se kam vendosur të mos nënshkruaj Dekreti për shpalljen e Ligjit për Përcaktimin e statusit juridik të ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, të cilin Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut e miratoi në seancën e mbajtur më 11 maj 2021. Unë e mora vendimin për të mos nënshkruar Dekretin për shpalljen e Ligjit në bazë të një analize të hollësishme të tekstit të Ligjit, ku konstatova se teksti i Ligjit është në kundërshtim me disa nga vlerat themelore të Kushtetutës , si dhe dispozitat kushtetuese që lindin ose kanë të bëjnë me vlerat themelore të Kushtetutës. Gjithashtu, unë besoj se teksti i Ligjit nuk ka asnjë justifikim shoqëror, gjegjësisht nuk ka për qëllim mbrojtjen dhe promovimin e interesit publik, e cila është detyra themelore e çdo institucioni të qeverisjes publike”, tha presidenti Penadrovski në njoftimin që ia dërgoi Xhaferit.

Sipas Pendarovskit, teksti i Ligjit është në kundërshtim me nenin 8, paragrafi 1, alineja 3 e Kushtetutës, ku qeverisja e të drejtës është vendosur si një vlerë themelore e rendit kushtetues dhe, në përgjithësi, të ligjit tonë.

“Kjo dispozitë është në kundërshtim me nenin 8, paragrafi 1, linja 4 të Kushtetutës, ku ndarja e pushtetit në pushtet legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor përcaktohet si një vlerë themelore e rendit kushtetues. Zgjidhja ligjore e formuluar në këtë mënyrë ndërhyn në punën e gjykatave dhe siguron një amnisti “të fshehur” për autorët e krimeve në lidhje me ndërtimin e paligjshëm dhe abuzimin e detyrës. Kompetenca kushtetuese e Kuvendit, në përputhje me nenin 68 të Kushtetutës, për të dhënë amnisti është e padiskutueshme. Sidoqoftë, amnistia, siç kërkohet nga praktika legjislative, duhet të jepet nga një ligj i veçantë për amnisti, dhe në shpjegimin e një ligji të tillë të mundshëm, duhet të shpjegohet arsyetimi shoqëror, dmth interesi publik për dhënien e amnistisë.

Në koment ndaj vendimit të Pendarovskit, zëvendëskryeministri për luftë kundër korrupsionit, Ljupço Nikollovski theksoi se formalisht-juridikisht ky si edhe të gjitha ligjet e tjera kthehen në procedure kuvendore, duke porositur se do të kërkohet zgjidhje që të mos mbeten pa kulm mbi kokë 50.000 familje.

“Kur presidenti nuk do ta nënshkruajë kthehet në procedurë adekuate, qeveritare ose kuvendore dhe gjithsesi se të gjitha vërejtjet në çdo pikëpamje duhet të merren parasysh gjatë sjelljes së vendimeve të reja dhe zgjidhjeve të reja ligjore”, deklaroi Nikollovski.

Lideri I VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristian Mickoski, ndërkaq deklaroi se e drejtë e presidentit është të mos e nënshkruajë dekretin, por, theksoi, në të kaluarën ka vënë nënshkrime në ligje shumë më të dëmshme, si për ekonominë, ashtu edhe për qytetarët dhe për interesat nacionale.

Kjo zgjidhje ligjore, shtoi, sipas procedurave juridike, do të vijë sërish në Parlament, për ç’shkak, siç tha, u bën thirrje të gjithë politikanëve të estradës nga Kuvendi ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për bllokim të ligjit dhe të mos fshihen prapa politikbërjes ditore.

Vendimin e presidentit Stevo Pendarovski për të mos e nënshkruar ligjin e përshëndetën edhe partite Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Lidhja Demokratike si dhe shoqata ekologjike e qytetarëve “Front21/42” prej ku kërkuan tërheqje nga procedura kuvendore e ligjeve për legalizim të ndërtimeve pa leje.

Ligji për trajtim të objekteve të ndërtuara pa leje u votua me procedure të shkurtuar në fillim të javës, me 72 vota “për”, tre “të përmbajtura” dhe pesë “kundër”. Me të parashihet legalizimi I objekteve pa leje të ndërtuara deri në ditën e hyrjes së tij në fuqi dhe do të vlejë deri në përfundimin fuqqiplotë të procedurave të filluara me të. Më së shumti reagime pasuan për mundësinë për legalizim të ndërtimeve pa leje në zonat e mbrojtura, por sipas minsitrit të resorit, Bllagoj Boçvarski ai nen I ligjit është caktuar me kujdes dhe legalizimi do të bëhet vetëm në pajtueshmëri me Ministrinë e Mjedisit Jetësor.

Me ligjin nuk janë përfshirë ndërtimet pa leje në Rajonin e Ohrit nën mbrojtje të UNESKO-s, si dhe nga ndërtesat banesore dhe mbindërtiemt e tyre. Në procedure kuvendore është edhe Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për legalizim të ndërtimeve pa leje, që ishte sjellë në vitin 2011. Me të propozohet vazhdimi edhe për pesë vite I atij Ligji, I cili vlente deri në mars të këtij viti, me qëllim, sipas arsyetimit, të përfundojë procedura për rreth 140.000 kërkesa për legalizim që nuk janë rrumbullakësuar në baza të ndryshme.