Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot edhe një herë përsëriti se nuk duhet të jetë pjesë e strukturës udhëheqëse të LSDM-së në periudhën e ardhshme dhe kjo, siç theksoi, ka të bëjë me të gjitha funksionet.

Shekerinska konfirmoi se mbetet në LSDM. Nuk është nga ata njerëz, tha, të cilët besojnë në vlera dhe i përkasin ndonjë partie vetëm si funksionarë.

Në pyetjen e gazetarëve se a do të pranojë funksion tjetër dhe nëse nuk fiton do të mbetet këtu ose megjithatë do të shkojë në Uashington, Shekerinska u përgjigj se do të ishte joserioze që nga një vend të transferohet në tjetër.

“Gjatë gjithë tre viteve të kaluara e dëgjoj dhe assesi të ndodhë. Do të doja pak më shumë të flasim në mënyrë thelbësore, gjëra reale, ndërsa më pak të humbim kohë në dezinformata dhe kuzhina të shpifjeve”, theksoi Shekerinska pas pranimit të donacionit prej 100.000 vaksina kineze në poliklinikën “Jane Sandanski”.

Ministrja potencoi se në LSDM ishte aktive edhe si anëtare në udhëheqësi edhe kur nuk ishte anëtare.

“Besoj në punën e bërë, e jo në funksione. Nuk mendoj se duhet t’i ndihmojmë shtetit vetëm nëse mbajmë shenjën e funksionarit, të partisë ose të shtetit”, tha Shekerinska.

Sa i përket mbrojtjes, ku është njeriu i parë, Shekerinska tha se janë përmbushur të dyja qëllimet kyçe, anëtarësimi në NATO dhe përmirësimi i kushteve në Armatë, por mbetet, siç nënvizoi, edhe shumë punë.