• BDI-ja kalon ligjin për gjuhën shqipe, kyç për hapin e radhës me LSDM-në
  • Ligji për shqipen u diskutua nen për nen, me sqarime e argumente
  • Kryesia e BDI-së hap debate për temat e tjera të platformës
  • Pas ligjit për shqipen, nis tema mbi zgjidhjet ligjore për barazinë ekonomike

 

Nenet e ligjit janë kaluar tashmë një e për një në disikutim. Në shqyrtim janë vetëm vërejtje të përgjithshme. Nuk ka mendime kundër, por thjesht jepen sqarime ndahen mendime për mënyrën e përdorimit të shqipes si dhe zbatimin e ligjit në tërësi, bashkë me institucionet që do monitorojnë këtë zbatim. Bëhen përpjekje që diskutimi i ligjit dhe dhënia e pëlqimit për të, të përmbyllet që sot, orëve të vona!

Osmani: Ligji për “shqipen” do të avancoj çështjen shqiptare

Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe do të avancoj çështjen shqiptare, është moment historik për të cilin kemi pritur plot 15 vite, kështu u shpreh në një intervistë për Programin 200, Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

“Moment historik për të përmbyllur një proces të Marrëveshjes së Ohrit, jemi shumë të vëmendshëm dhe nuk shpejtojmë. Derisa nuk përmbyllet çështja e ligjit për gjuhën shqipe as që do të hapen pikat e tjera të marrëveshjes. 15 vite kemi pritur për ta mbyllur këtë çështje shumë të rëndësishme për shqiptarët”, deklaroi për Alsat-M Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së./Alsat M