Ekspertët këshillojnë se është shumë e nevojshme të dini se sa orë duhet të flini nëse dëshironi të keni energji të mjaftueshme gjatë ditës. Fondacioni Kombëtar i Gjumit ka paraqitur orët e rekomanduara të gjumit sipas moshës.

Të flesh pak: Një problem për të gjithë

Kur nuk flini mirë, nuk ndjeni vetëm lodhje fizike. Keni gjithashtu probleme me përqëndrimin, mënyrën e të menduarit apo probleme me oreksin. Ekspertët kanë treguar se problemet e gjumit janë të lidhura drejtpërdrejt me probleme të shumta shëndetësore.
Nëse flini më pak se 5 orë kjo ndikon në shëndetin e zemrës.

Orët e rekomanduara të gjumit: Udhëzime të reja
Charles Czeisler, një profesor në Universitetin e Harvardit, ka kryer një studim së bashku me ekspertë të tjerë për të përcaktuar orët e duhura për gjumë. Ata arritën në disa përfundime, duke rekomanduar orët e gjumit dhe përkatësisht edhe moshën.

Të sapolindurit (0 deri në 3 muaj): 14 deri në 17 orë.
Foshnjat (4 deri në 11 muaj): 12 deri në 15 orë.
Fëmijët 1-2 vjeç: 11 deri në 14 orë.
Parashkollorët (3-5 vjet): 10 deri 13 orë.
Fëmijët 6-13 vjeç: 9 deri në 11 orë.
Adoleshentët (14 deri 17): 8 deri në 10 orë.
Të rinjtë (18-25 vjeç): 7 deri 9 orë.
Të rriturit (26-64 vjeç): 7 deri 9 orë.
Njerëzit (mbi 65 vjet): 7 deri në 8 orë.

Diferenca midis orëve të gjumit përkatësisht moshave nuk është e madhe. Megjithatë, një rënie e konsiderueshme në numrin e orëve të rekomanduara të gjumit mund të përbëjë rrezik për shëndetin.