Banorët e fshatit Hotël të komunës së Likovës që në mëngjes kishin dalur për të pastruar kanalizimin e improvizuar, nga frika e ujërave të zeza që siç thonë ata nga reshjet e shiut mund të depërtojnë në shtëpitë e tyre.

Ata theksojnë se 15 vjet pas konfliktit të armatosur të vitit 2001 nuk janë zgjidhur problemet elementare jetësore.

“Ujësjellësin e kemi sjellë vetë, kanalizim nuk kemi, rrugët po shihni vet, s’kemi asgjë edhe pas 15 vjet lufte. Unë jam familjar i dëshmorit mbas lufte askush nuk na vizitoj ose të kujdeset për ne”.

“As ujë as kanalizim, kemi ujin nga malësia, pa filtër pa asgjë shkret”, shprehen banorët.

Edhe banorët e fshatit Sllupçan thonë se në konfliktin e vitit 2001, fshati i tyre ka qenë më i shkatërruari dhe nuk është përmirësuar jeta e tyre. Ata si shqetësim shprehin mungesën e kanalizimit.

“Era e keqe po vjen nuk mundesh në shtëpin tënde të rrish, ajo po kthehet nga shtëpitë përreth dhe po vjen në shtëpitë tona”.

Kryetari i komunës së Likovës Sadulla Duraku, thotë se është realizuar pjesa më e madhe e projekteve infrastrukturore.

“Lirishtë mundë të them se 80% të kanalizimit është përfunduar në Komunë të Likovës, kurse 20% tjera ka mbetur akoma pa përfunduar. Faza e ujësjellësit ka mburri deri  në fshatin Sllupçan, duke filluar nga diga e Gllazhnjës, është gjatësi bukur e madhe me një investim 2 milion gjysmë. Do të ketë vonesa por kur të kryhet do të kryhet me sukses”, tha Duraku.

Banorët e kësaj komune thonë se autoritetet qeveritare dhe komunale duhet të përqendrojnë vëmendjen dhe interesin drejt këtyre vendbanimeve që janë më të dëmtuara gjatë konfliktit të armatosur të vitit 2001./TV21

https://youtu.be/Oe79hHyZWeg?t=149