Melek Kasami ,kështu quhet foshnja e parë e lindur në Tetovë në Vitin 2020 informon Tetova sot.Me këtë rast kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi e ka vizituar atë në Repartin e Lindjeve pranë Spitalit të Tetovës .Arifi me këtë rast është shprehur se Komuna e Tetovës edhe këtë vit ndau mjete në vlerë prej 40.000 denarë për prindërit e fëmijës kurse Kompania Charlie Baby dhuroi një krevat dhe karrocë për fëmijë.
Kryetarja Arifi i ka uruar prindërit kurse Melekut i ka dëshiruar jetë të gjatë , të lumtur dhe përplot dashuri.

Vajza e lindur ka një shëndet të plotë me peshë prej 3 kilogram dhe gjatësi 5O cm.