Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thotë se vitin 2019 ka qenë i suksesshëm në fushën e ekonomisë.

Sipas tyre, rritja ekonomike në tremujorin e tretë të vitit të kaluar ka qenë 3.6 përqind.

“Kontributi i fuqishëm i konsumit privat ndaj rritjes ekonomike vazhdoi në gjysmëvjetorin e vitit 2019, të nxitur nga rritja e pagave! Rriten pagat në të gjitha sektorët. Në vitin 2019 paga më të larta kanë marrë të punësuarit në shëndetësi, arsim, kopshte të fëmijëve, shërbimi social, mbrojtje, polici, gjyqësi dhe administratë publike. Nga dhjetori pagën minimale e kemi rritur në 14.500 denarë. Kjo është për 5.500 denarë më shumë në krahasim me vitin 2017 kur paga minimale ishte vetëm 9.000 denarë”, thonë nga LSDM.

Ata shtojnë se në vitin 2019, papunësia ëshët ulur në 17.1 përqind.