Shkruan Medai Shaholli

Ashtu si kryekomiti Grujo i arratisur dje edhe titisti “reformator” Zajko sot, ka përcaktuar vija të kuqe që nuk kapërcehen dot nga shqiptarët.
Siç u shpreh më parë Zajko në një pronincim të tij për media se, edhe në fazën e dytë ka gatishmëri për t’i votuar ndryshimet kushtetuese.

Pra, Zajko në këtë rast është siguruar nga komitët rebelë se do ta mbështesin në ndryshimet kushtetuese për fazën finale me kushtin që t’i falë banditët dhe kriminelët e “27 prillit”.
Pasi më 19 tetor, u bë e mundur hapja e kushtetutës me votat e subjekteve shqiptare dhe të komitëve rebelë të blerë me premtimin se do t’i falë kriminelët të “27 prillit”, tani ai u thotë shqiptarëve
tani që kalova lumin u dhjevsha kalin!

Ky është soroisti i pabesë Zajko, vëllami i Edvin Ramës, Ciprasit dhe Vuçiqit pjestarë të vëllazërisë së gjarprit “Soros”.
Ndaj, opozita shqiptare të shohë mirë hapin e ri kur të hedh, sepse ka përpara vulosjen e skllavërisë së re me ndryshimet kshtetuese si severno makedonca, pasi katër vota minus të opozitës shqiptare çojnë në të s’ëmës kushtetutën e këtij Sllobodani të ri siç është Zajko.
Katër vota të opozitës shqiptare janë shumë të vlevshme për miratimin e kushtetutës së re antishqiptare si severno makedonci, ku me të cilën shqiptarët do të mbeten jashtë saj falë komplotit antishqiptar SDSM-DUI-BESA-DPA, ndaj ato vota të opozitës shqiptare nuk duhet bashkuar me kampin e qelbësirave shqiptare që vulosin për dekada statusin shqiptarëve si bashkësi etnike e 20%!
Katër vota kundër skllavërisë së re që po përgatitet nga kryeministri Zajko dhe servili i përjetshëm i pushtetit Ali Ahmeti, janë miliona euro plus që duhet të blej demagogu Zajko nga kampi i komitëve, për ta vulosur kushtetutën e re të Severna Makedonisë.

Që të mos përsëritet 19 tetori i këtij viti, ku opozita shqiptare gaboi rëndë dhe i besoi ujkut Zajko për ndryshimet kushtetuese, dhe më pas nuk pranoi asnjë amandament që do të përmirësonte padrejtësinë e madhe të shekullit ndaj shqiptarëve si popull i barabartë me sllavët, por që ai i refuzoi të gjitha duke i lënë edhe më tej shqiptarët si bashkësi etnike e 20%!

Qëndrimi i fundit për miratimin e ndryshimeve kushtetuese do të varet nga ndërgjegja kombëtare e opozitës nëse ata do të pranojnë skllavërinë e re duke votuar kushtetutën e re Severna Makedonija, ose do të votojnë kundër skllavërisë së re që po instalon Zajko së bashku me Ali Ahmetin.
Le të shpresojmë se një skllavëri e re nuk do të miratohet nga opozita shqiptare, në të kundërtën
denigrimi dhe skllavëria do të ketë emrin e përbashkët të komplotit të përbashkët të subjekteve politike shqiptaro -sllave kundër popullit shqiptar!
Le të shpresojmë se këtë radhë komploti i përbashkët i subjekteve politike sllavo-shqiptare nuk do të kalojë!