Fondacioni i Lionel Messit zbret në fushë duke dhënë një ndihmë të madhe financiare për njerëzit e prekur nga tërmeti i frikshëm.

Numri 10 dhuron 3.5 milionë € që do të shkojnë menjëherë në zonat e prekura për të shpëtuar sa më shumë njerëz të pastrehë, të plagosur por edhe për forcat e ndërhyrjes së shpejtë që po punojnë pa ndalim në rrënojat e shkaktuara nga lëkundjet e fuqishme.