Pas gjithë atij debati se Kylie Jenner mashtroi për pasurinë e saj, duke e deklaruar veten miliardere, Forbes ka publikuar listën e të famshmëve më të paguar për 2020-n dhe gjejeni pak kush e mban vendin e parë? Kylie Jenner.

22-vjeçarja ka fituar 590 milionë dollarë nga shitja e 51% të aksioneve të firmës së saj të kozmetikës në janar.

Kunati i saj, reperi Kanye West renditet i dyti në listë me 170 milionë dollarë falë një pjese të madhe të fitimeve nga bashkëpunimi i Yeezy me Adidas.

Ylli sportiv Roger Federer renditet i treti me 106.3 milionë dollarë. Kjo e bën atë tenistin e parë që renditet në krye, në mesin e shumë sportistëve në listë.

Cristiano Ronaldo, i cili zë vendin e 4-t me 105 milionë dollarë fitim, u bë lojtari i parë i ekipit që fitoi 1 miliard dollarë gjatë karrierës së tij.

Shikoni listën më poshtë:

#1 Kylie Jenner – $590 million

#2 Kanye West – $170 million

#3 Roger Federer – $106.3 million

#4 Cristiano Ronaldo – $105 million

#5 Lionel Messi – $104 million

#6 Tyler Perry – $97 million

#7 Neymar – $95.5 million

#8 Howard Stern – $90 million

#9 LeBron James – $88.2 million

#10 Dwayne Johnson – $87.5 million

#11 Rush Limbaugh – $85 million

#12 Ellen DeGeneres – $84 million

#13 Bill Simmons – $82.5 million

#14 Elton John – $81 million

#15 James Patterson – $80 million-

#16 Stephen Curry – $74.4 million

#17 Ariana Grande – $72 million

#18 Ryan Reynolds – $71.5 million

#19 Gordon Ramsay – $70 million

#20 Jonas Brothers – $68.5 million