Platforma shqiptare e cila bashkoi partitë shqiptare në Tiranë nën patronatin e kryeministrit Edi Rama tashmë është harruar.

Ka kohë që përfaqësuesit e shqiptarëve në Maqedoni nuk e kanë përmendur këtë deklaratë politike, me frikën se do të qortohen nga presidenti maqedonas dhe partia opozitare VMRO për ndërhyrje të Shqipërisë në punët e brendshem të Maqedonisë.

Derisa liderët shqiptarë në Shkup nuk guxojnë as të tregojnë se Platforma është firmosur në Tiranë, Lista Serbe në Kosovë ka treguar hapur se Beogradi vendos për Serbët e Kosovës.

Me votimin e kryetarit dhe Kryesisë së Kuvendit, Lista Serbe përfaqësuesit të saj, Igor Simiq e ka përmbyllur një pjesë të marrëveshjes. Kurse për Qeverinë e re të Kosovës dhe pjesëmarrjen në të, ai tha se Lista Serbe do të flasë fillimisht me Vuçiqin.

“Për hapat e ardhshëm politikë do të vendosim pasi që të konsultohemi me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe koordinatorin për Kosovën, Marko Gjuriq. Pas konsultimeve do të marrim vendimin rreth hyrjes eventuale të Listës Serbe në Qeveri”, ka thënë Simiq.

Derisa sa serbët nuk Kosovë nuk bëjnë kompromise për të drejtat e tyre, politikanë shqiptarë në Maqedoni historikishtë tërhiqen dhe heshtin përballë të drejtave të shqiptarëve.

Edhe pse përfaqësojnë mbi 30 për qind të shqiptarëve në këtë shtet, ata kanë hequr dorë nga avansimit i statusit juridiko-kushtetues të shqiptarëve, duke pranuar një ligj gjysmak për gjuhën shqipe.

Politikanët shqiptarë shpresojnë ti realizojnë të drejtat e tyre me ndryshime kushtetuese, një endërr që nuk do të realizohet kurr, për faktin se deputetët maqedonas janë shprehur hapur se kurr nuk do të votojnë ndryshime që rrezikojnë gjoja integritetin e shtetit.