Qëndrimi i ish deputetit Izet Zeqiri, në facebook:

ZGJEDHJET LOKALE- Jetë ose vdekje

Të nderuar kandidat për kryetar mos e ndiqni shembullin tim se do “përfundoni”.

1. Mos beni programe për qeverisjen e komunave në katër vitet e ardhshme. Sepse unë me program, plan strategjike për zhvillimin e komunës së Tetovës dhe plan akcional mora 2300 vota kurse kundër kandidatët pa program 26.000 vota.

2. Edhe pse keni gabuar qe jeni kandiduar, mos “gaboni” të jepni dorëheqjen nëse i humbni zgjedhjet, sepse karriera e juaj e vrullshme politike vdes me gjithë pozitat që i keni. Kjo është etika nëse do e keni (e drejtë e pa drejt, e sinqertë e pasinqertë…).

Me kenaqesi pres ti lexoj programet e juaja nëse do të keni dhe shpresoj të jenë konkurruese.