Shkëndija e Tetovës pas një periudhe rikthehet në stadiumin e qytetit dhe shkëlqeu me rezultat 3:1 ndaj Renovës nga Xhepçishti. Ky ishte derbi i skuadrave shqiptare nga Tetova dhe që dhuruan lojë të bukur e me katër gola, ku ishte një atmosferë fantastike në stadium.

Në minutën e 5-të, Besart Ibraimi shënoi nga penalltia dhe sjell gëzim të madh në mesin e tifozëve ‘Ballistëve’ të Shkëndijes. Kjo epërsi e hershme qe treguesi më i mirë se Shkëndija do të ndalë tri pikë. Radeski dyfishoi epërsinë në minutën e 31-të, ndërsa Lavdrim Skënderi ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 80-të Pas tetë minutave (88’) Shpend Asani realizoi për fitoren 3:1 të kuqezinjve.